Indi, sërish rekorde nga COVID-19, në Nju Delhi nuk ka më vaksina

Të dhënat e siguruara nga autoritetet shëndetësore indiane për infeksionet e reja nga Covid-19 dhe vdekjet në vend mbeten ende në nivele rekord.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 386 452 raste të reja dhe 3 498 viktima, sipas Ministrisë indiane të Shëndetësisë.

Ndërkohë, guvernatori i Nju Delhit, Arvind Kejriwal u bëri thirrje banorëve të kryeqytetit indian të mos mbajnë radhë për vaksinën për ditën e diel pasi nuk ka më doza.

Marketing

“Ne nuk kemi më doza”, tha ai, raporton ATSH.

Nesër, më 1 maj duhej të fillonte në në të gjithë Indinë vaksinimi kombëtar për të gjithë të rriturit.

“Nuk kemi vaksina”, shpjegoi Kejriwal.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me prodhuesit dhe shpresojmë që ata të na i dorëzojnë në ditët në vijim. Por, ju lutem mos u paraqitni në qendrat e vaksinimit. Ne do t’ju njoftojmë kur të kemi doza në dispozicion”, theksoi ai.