Ballina Lajme Botë India dërgon furnizime emergjente pas rekordit të vdekjeve

India dërgon furnizime emergjente pas rekordit të vdekjeve

Spitalet në Indi po raportojnë se pacientët me COVID-19 po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit, derisa rastet e reja dhe vdekjet nga ky virus janë duke shënuar rekord për të tretën ditë.

India ka regjistruar gati 1 milion infeksione për tre ditë, derisa vetëm të shtunën janë konfirmuar 346,786 raste.

Në Spitalin Jaipur Golden në Delhi 20 persona kanë vdekur brenda natës për shkak të mungesës së oksigjenit, ka thënë një zyrtar.

Marketing

Qeveria ka thënë se ka nisur furnizime përmes trenave dhe aeroplanëve në zonat më të goditura rëndë.

Numri i vdekjeve në Indi është rritur për 2624 gjatë të shtunës, nga 2263 raste të vdekjeve sa ishin konfirmuar të premten.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se situata në Indi është “një kujtim shkatërrues” se çfarë mund të bëjë koronavirusi.

Exit mobile version