India ka regjistruar më shumë se 352 mijë raste të reja, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror në rritjen e rasteve ditore si pasojë e COVID-19.
Sipas Al Jazeera, numri i përgjithshëm i të prekurve ka tejkaluar shifrën prej 17 milionë, kjo bazuar në të dhënat e ministrisë së shëndetësisë në vend.
Vendi gjithashtu ka raportuar brenda një dite 2,812 viktima si pasojë e coronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 195 mijë.
Si rrjedhojë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar të ndihmojnë Indinë, derisa vendi lufton me një rritje të rëndë të rasteve me COVID-19.
Në përgjigje të situatës në shtetin e Azisë juglindore, Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e tij të Mbrojtjes Civile, i cili po kordinohet me vendet anëtare për të dërguar me shpejtësi oksigjen dhe ilaçe