India ka raportuar 314,835 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit që është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Kjo e ka çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në afër 6 milionë.
Janë regjistruar edhe 2104 vdekje në të njëjtën kohë që po ashtu është shifra më e lartë ditore.
India është duke e përjetuar një valë të dytë të egër derisa mungesa akute e oksigjenit ka ngjallur frikë për sistemin e mbingarkuar të shëndetësisë.
Gjykata më e lartë në Delhi e ka kritikuar publikisht qeverinë për trajtimin e krizës së oksigjenit në qytet.