Në provincën Papua të Indonezisë në përplasjet midis forcave të sigurisë dhe një grupi rebel që vazhdojnë nga 8 prilli humbi jetën një gjeneral brigade, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet raportuan se përplasjet filluan në provincën më lindore të Papua-s më 8 prill, pasi rebelët dogjën tre shkolla në fshatin Beoga në rajonin e Puncak dhe qëlluan për vdekje një mësues.
Autoritetet deklaruan se shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Papua-s, Gjeneral Brigade Gusti Putu Danny Nugraha gjatë përleshjeve u qëllua për vdekje.
Forcat e policisë, ushtrisë dhe inteligjencës morën pjesë në operacionin e nisur për kapjen e rebelëve që mendohet të jenë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Papua-s Perëndimore (TPNPB).
Deri në vitin 1963, kur u bashkua me territorin indonezian, janë zhvilluar aktivitete pro pavarësisë nga grupe të armatosura separatiste në rajonin e Papua-s e kontrolluar nga holandezët.