Infantino sqarohet për dyshimet se FIFA qëndronte prapa krijimit të Superligës Evropiane

10:37 | 22 Maj 2021

Marketing

Presidenti Gianni Infantino tha se ai ka ‘biseduar me shumë klube’ për Superligën por theksoi se ‘nuk do të thotë që FIFA ishte prapa projektit’.

Të gjithë sytë ishin drejtuar Presidentit në Kongresin e 71-të të FIFA-s dje, pas zbulimeve të New York Times mbi përfshirjen e tij të mundshme në garën e pezulluar.

Por shefi i FIFA-s mohoi që ai të ketë qenë pjesë e krijimit të të ashtuquajturës Superligës.

“Thashetheme ka pasur gjithmonë, por ne duhet t’i shikojmë faktet”, është shprehur presidenti në kongresin e FIFA-s.

Ai është shprehur se FIFA është gjithmonë në diskutim e sipër me palët e interesuar. “Të dëgjosh disa klube dhe të bisedosh me ta, nuk do të thotë se FIFA ishte prapa projektit dhe po e projektonte atë”, ka thënë Infantino.

Superliga Evropiane kishte dështuar vetëm dy ditë pas lajmin se ajo është themeluar./Lajmi.net/

Marketing