Infermierët italianë janë mavijosur nga përdorimi i vazhdueshëm i maskave të fytyrës dhe kanë mbetur duke fjetur mbi tavolinat e tyre nga rraskapitja, përderisa po e luftojnë krizën e koronavirusit në Itali.
Një infermiere, Alessia Bonari, postoi një foto të fytyrës së saj të mavijosur pasi përdori veshjet mbrojtëse për orë të tëra gjatë një ndërrimi në Milano.
Duke përshkruar jetën në spital, ajo zbuloi se si nuk mund të pijë ose të shkojë në banjë për gjashtë orë pasi kishte veshur mjetet e saj mbrojtëse.
Një infermiere tjetër, Elena Pagliarini, u fotografua duke fjetur mbi tavolinën e saj përderisa ende e kishte të vendosur maskën, në një spital në Kremones, ku ajo kishte qenë duke punuar gjatë gjithë kohës.
Italia ka parë 827 vdekje dhe më shumë se 12,000 raste të konfirmuara që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, ndërsa spitalet vazhdojnë të jenë të ‘mbingarkuar’ nga kriza.