Influenceri me famë botërore i arrestuar në Rumani

Personazhi i rrjeteve sociale, Andrew Tate është shfaqur në podcast-in “Anything Goes with James English”, ku ka folur rreth akuzave e për gjithçka tjetër që është përmendur gjatë kësaj kohe.

Marketing

Përveçse nuk pranoi asnjë akuzë të ngritur, tregoi edhe ndjesinë që kishte pasur pak para arrestimit dhe arsyen se përse nuk kishte qëndruar në Rumani, vend që pretendon se e do shumë.

“Pse nuk qëndrove atje?”, ishte qenë pyetja që iu parashtrua nga autori i podcastit.

Tate i është përgjigjur duke i thënë, “Sepse e dua Rumaninë, kam qëndruar atje për 7 vjet. 99% e rumunëve që kam takuar më kanë kërkuar falje. Njerëz që kam takuar në rrugë, efektivë policie, në gjyq. Të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë njerëz të mirë. U vjen vërtet keq, është një vend i mirë i mbushur me njerëz të mirë, erdha të bëj gati valixhen dhe më kapën. E dija që po kurdisnin diçka. Isha më shumë i shqetësuar për gangsterë shqiptarë sepsa për ligjin, sepse nuk e kam thyer kurrë ligjin (momenti në minutën 22:00). Si dikush që nuk e kam thyer kurrë ligjin, nuk e kam pasur kurrë frikë”.

Tate shfajsohet në çdo moment duke u shprehur se asnjëherë nuk e ka përdorur asnjë grua për të përfituar para, por se vajzat për të cilat akuzohet se iu shfrytëzon, kanë TikTok në telefonin e tyre, e kjo ka mjaftuar për ta shënjestruar.

Marketing