Informatë e rëndësishme për bujqit rreth orës policore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave
🚷Në lidhje me Vendimin e Qeverisë për zgjatjen e ndalesës për lëvizje gjatë fundjave të shtunën dhe të dielën nga ora 16:00 pasdite deri në orën 05:00 në mëngjes, i njoftojmë të gjithë bujqit se është bërë një sqarim për këtë kufizim që vlen për bujqit me qëllim të intensifikimit të sezonit të punëve bujqësorë, veçanërisht në kulturat kopshtare. Në veçanti, ndalimi i lëvizjes përjashton bujqit që kultivojnë kulturat e hershme të kopshtarisë dhe kanë aktivitete që nuk mund të prolongohen në lidhje me prodhimin e serave.
🚷Për më tepër, bujqit e tjerë nga nën sektorët e tjerë si blegtorët dhe të tjerët, nëse kanë aktivitete urgjente të prodhimit bujqësor, do të duhet të paraqiten përmes zyrave rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe të marrin leje për lëvizje të lirë, e MBPEU lejet do ti lëshon nëpërmjet Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Administrimit.