Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, dy ditë më parë i ka ftuar të gjithë miqtë e tij nga komuniteti i biznesit dhe atyre që kanë mundësi që të ndihmojnë pas vërshimeve të mëdha në disa nga qytetet e Kosovës.
Në postimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, thuhet se Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaçme bankare.
Në anën tjetër, Naim Murseli, këshilltar i ish presidentit të Kosovës, ka bërë të ditur për Indeksonline se në këtë fond janë grumbulluar mbi 100.000 euro.
Vet, Pacolli ka paralajmëruar se donacionet nuk do të mbesin anonime.