Iniciativa “Më mirë për Tetovën” do të garojnë në listën për Këshilltarë në Komunën e Tetovës

Një grup qytetarësh të komunës së Tetovës, gjegjësisht aktivistë të sektorit civil do të garojnë me një listë të përbashkët të kandidatëve për Këshillin Komunal të Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Marketing

Siç bëjnë të ditur nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”, kandidatët do të jenë të profesioneve të ndryshme dhe të pavarur.

Hamdi Sulejmani njëri nga aktivistët, në një dalje për media theksoi se iniciativa “Më mirë për Tetovën”, synon që të gjitha problemet t’i paraqesë brenda Këshillit Komunal të Tetovës.

“Sot jemi këtu për t’ju prezantuar iniciativën tonë për kandidim dhe listën për Këshillin e Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. Ne jemi njerëz nga sektori civil, njerëz me profesione të ndryshme. Ne e dimë gjendjen e Tetovës sonë, sa e degraduar është dhe ne duam të paraqesim të gjitha problemet brenda Këshillit Komunal të Tetovës”, tha Hamdi Sulejmani.

Marketing