Iniciativë e re për referendum në Kuvend

mundësimin e rrugës më të mirë për t’u përballur me krizën energjetike dhe ekonomike në të cilën ndodhet edhe vendi dhe i gjithë kontinenti evropian. Nuk e kam takuar zotin Taravari, por gjithmonë kam pasur kontakte me deputetët e partisë Aleanca, tha Kovaçevski në një intervistë.

Marketing

Ai nuk konsideron se ka nevojë të formohet një koalicion i gjerë në të cilin do të ishte edhe VMRO-DPMNE, si në vitin 2001, sepse, tha ai, nuk konsideron se vendi aktualisht është në krizë politike apo ushtarake.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristain Mickovski, në këtë moment nuk e hedh poshtë mundësinë për formimin e koalicionit të zgjeruar mes të gjitha partive parlamentare, por jo si ideja e deputetit Pavle Trajanov.

“Po, ne jemi për një koalicion të gjerë që do të çojë në shpërndarjen e Kuvendit. Le të bëjmë atë koalicion të gjerë sot dhe nesër 120 deputetë të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të caktojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Përndryshe, të bashkëjetosh në të njëjtën Qeveri, jo, nuk është ashtu”, tha dje Mickoski në një emision.

Ai përsëriti se VMRO-DPMNE në këto rrethana nuk do të lejojë ndryshime në preambulën e Kushtetutës, si dhe se nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por në kushte krize kanë vendosur të ndjekin një politikë tjetër – një politikë zgjidhjesh në vend të konfrontimeve me qeverinë. Zgjedhjet mbeten prioritet për të dhe partinë e tij, por vlerësimi i tyre është se për momentin qytetarët kanë prioritete të tjera.