Inspektorati i Punës: Vendimi për largim të të punësuarve nga “Higjiena Komunale”, i paligjshëm

Inspektorati Shtetëror i Punës ka konstatuar se largimet nga puna të disa prej punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” në fillim të këtij muaji janë të kundërligjshm. Nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë njoftuan se sipas vendimit të inspektoratit Shtetëror të Punës, drejtuesit e “Higjiena Komunale” duhet të miratojnë një akt me shkrim ku do të anulojnë vendimet për shkak të paligjshmërisë së tyre.

Marketing

“Presim që Bordi Drejtues i NP ‘Higjiena Komunale’ në seancën që do ta mbajë sot, duke vepruar sipas masës së inspektimit, si dhe në bazë të kundërshtimeve të parashtruara nga punëtorët, të marrë vendim me të cilin do të anulohen vendimet për largim nga puna dhe punëtorët të kthehen menjëherë në vendet e tyre të punës. LSM apelon për dialog mes Sindikatës që mbron të drejtat e punëtorve nga ky sektor dhe kryesisë së Higjienës Komunale Shkup” – thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Largimi nga puna i rreth 30 punonjësve të “Higjienës Komunale” pasuan pasi drejtoresha Mazneva akuzoi se kompania është mbajtur peng nga, siç tha “strukturat mafioze”, por për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale nuk i publikoi emrat e tyre, por bëri thirrje që institucionet kompetente të veprojnë menjëherë.

Ndryshe, ndërprerja e punës dhe bllokada nga punonjësit e revoltuar të Higjienës Komunale, javë më parë krijoi kaos në qytetin e Shkupit.

Marketing