Ballina Aktuale Inspektorët e Tregut në aksion!

Inspektorët e Tregut në aksion!

Inspektorati Shtetëror i Punës njoftoi se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune për të dielën ditë jopune, prej sot do të vendosë kujdestari të dielën nëpër rajone, në të cilat punëtorët mund të denoncojnë nëse iu janë shkelur të drejtat në lidhje me punën në të dielën.

Marketing

“Njoftohen të gjithë punëdhënësit se prej 01.01.2022 hyjnë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.288/2021) me të cilat në nenin 134 paragrafi 2 është rregulluar se ‘ditë e pushimit javor është e diela’, përkujton Inspektorati.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.288/2021) mund t’i gjeni në linkun në vijim:
https://dit.gov.mk/?page_id=624 dhe Rregulloret të cilat dalin nga ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://dit.gov.mk/?page_id=622

Punëtorët te punëdhënësit e tregtisë me shumicë dhe pakicë, ditën e pushimit vjetor e shfrytëzojnë në përputhje me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti (Gazeta zyrtare nr.295/2021), të cilin mund ta gjeni në linkun në vijim:
https://dit.gov.mk/?page_id=624

Exit mobile version