Instagram ka sjellë një opsion, të cilin të gjithë mezi e kemi pritur.
Tani nëse dëshironi të publikoni një video apo foto që jo të gjithë ndjekësit duhet ta shohin, mjafton ta ndani foton me listën e shokëve të përzgjedhur.
Nëpërmjet opsionit “Close friends” i cili shfaqet në fund të ekranit ju mund ta përzgjidhni për të mos menduar gjatë kush do e shohë.
Ky opsion vlen vetëm për fotot e story dhe jo për fotot e profilit.
Kjo listë miqsh mund të krijohet në menunë kryesore të profilit personal, mund të redaktohet dhe të shtohen miq të rinj.