Instituti i Hulumtimeve dhe Studimeve Islame e vizitoi ITSHKSH-në

Sot, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ishte për vizitë një delegacion i Instituti i Hulumtimeve dhe Studimeve Islame nga Prishtina, nën udhëheqje të drejtorit, Dr. Sabri Bajgora. Ai u prit nga drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani.

Marketing

Drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, i njoftoi mysafirët me hulumtimet dhe projektet që i zhvillon Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim edhe me Institutin e Hulumtimeve dhe Studimeve Islame nga Prishtina, gjë që u mirëprit edhe nga drejtori i IHSI-së, Dr. Sabri Bajgora.

Përveç këmbimit të literaturës, që është një praktikë e rëndomtë e institucioneve shkencore, u ra dakord që në një takim të ardhshëm të lidhet një memorandum bashkëpunimi dhe të shqyrtohen mundësitë e realizimit të përbashkët edhe të projekteve shkencore.

Marketing