Ballina Lajme Botë Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Europian: Të hiqet vetoja në procesin e...

Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Europian: Të hiqet vetoja në procesin e zgjerimit

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, përmes së cilës kërkon që ky proces të bëhet më efikas, përfshirë heqjen e përdorimit të vetos për vendet anëtare.

Marketing

Rezoluta kërkon gjithashtu që BE-ja të ketë një buxhet më efikas, në mënyrë që të jetë në gjendje të përballojë zgjerimin me vende të reja anëtare. Rezoluta u mbështet nga 305 deputetë, ndërsa 157 deputetë votuan kundër dhe 71 abstenuan.

Bashkimi Evropian, aktualisht, për secilin vendim në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, ku hyn edhe procesi i zgjerimit, duhet të veprojë me konsensus. Kjo ka bërë që shpesh vendimet të bllokohen nga ndonjë shtet anëtar përmes vetos, edhe kur të gjitha tjerat ishin në favor.

Kjo është rezoluta e fundit për procesin e zgjerimit që miraton Parlamenti Evropian në këtë përbërje, pasi zgjedhjet e reja për Parlamentin Europian do të mbahen në muajin qershor.

Exit mobile version