Inter fiton ndaj Fiorentinës, merr kreun në Serie A

Inter harron humbjen në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Juventus dhe rikthehet te fitorja në Serie A.

Marketing

Zikaltrit mposhtën në “Artemio Francchi” Fiorentinën me rezultatin 0-2, në ndeshjen hapëse të javës së 21-të.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve falë golit të Barellas në minutën e 31-të.

Ndërsa me nisjen e pjesës së dytë ekipi i Conte gjeti edhe golin e dytë dhe të sigurisë me autor Ivan Perisiç (’52).

Me këtë sukses, Inter merr përkohësisht vendin e parë në rënditje, në kuotën e 47 pikëve, 1 më shumë se Milan që luan të dielën përballë Crotones.

Nga ana tjetër, Fiorentina mbetet në kuotën e 22 pikëve, në vendin e 12.

Përmbledhja e ndeshjes:

 

Marketing