Ballina Sport Inter kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Inter kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Inter ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur 2:1 Fiorentinën në ‘San Siro’ të mërkurën mbrëma.

Marketing

Antonio Candreva në minutën e 44’, i dha epërsinë 1:0 Interit, pas një asistimi të pranuar nga Lautaro Martinez.
Në minutën e 60’, Martin Caceres barazoi në 1:1.

Ky rezultat nuk zgjati më shumë se shtatë minuta, me Interin që riktheu epërsinë me një gol të bukur të Nicolo Barella.
Në gjysmëfinale, Inter do të takohet me Napolin.

Exit mobile version