Inter merr vendimin, Lukaku kthehet te skuadra e…

Sulmuesi belg do të kthehet te Chelsea sapo të mbarojë huazimi që klubit italian i kushtoi plot 20 milionë euro. Inter nuk ka ndërmend të negociojë me Chelsea për ta kthyer përfundimisht në Milano lojtarin që ka zhgënjyer deri në këtë pikë të sezonit.

Marketing

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, vendimi është marrë. Gjithashtu, edhe Lukaku nuk ndihet në qendër të projektit të trajnerit Simone Inzaghi.

Inter do ta zëvendësojë me një sulmues më të ri dhe me pagë shumë më të ulët sesa ajo që merr aktualisht belgu (12 milionë euro). Alternativat janë Roberto Firmino dhe Marcus Thuram, të dy lojtarë të cilëve i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Marketing