Ballina Sport Inter mposht Leverkusenin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Inter mposht Leverkusenin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Inter ka marrë biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Marketing

‘Zikaltrit’ kanë shënuar fitore 2:1 në ndeshjen çerekfinale kundër Bayer Leverkusen.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Nicolo Barella, në minutën e 15’ të takimit.

Gjashtë minuta pas Barella, rrugën e golit gjeti edhe Romelu Lukaku për 2:0, i cili njëkohësisht vendosi rekord të të gjitha kohërave në Ligën e Evropës/Kupën UEFA.

Lukaku është bërë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni që shënon në nëntë ndeshje radhazi.

Kurse, për rezultatin final u përkujdes ylli në rritje, Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e 25’.

Në këto 25 minuta të para u vendos fati i këtij takimi që ishte mjaft interesant.

Inter tashmë pret fituesin nga ndeshja Shakhtar Donetsk – Basel.

Marketing
Exit mobile version