Ballina Sport Inter rikthen interesimin për Paredes

Inter rikthen interesimin për Paredes

Leandro Paredes është rikthyer në radarin e Inter.

Marketing

Kampionët në fuqi të Serie A, Inter janë duke bërë të gjitha kalkulimet e mundshme për merkaton e verës.

Një nga repartet që del të jetë në nevojë për intervenim është ai i mesfushës dhe tashmë ka një emër të veçuar për atë repart.

Sipas mediave italiane, Inter kanë rikthyer interesimin e tyre për lojtarin e Paris Saint Germain, Leandro Paredes, transmeton lajmi.net.

Paredes thuhet se mund të largohet nga PSG për një shumë prej 15 milionë eurove.

Ai ka një pagë prej 6.5 milionë eurove për vit te PSG. Argjentinasi ishte afër transferimit tek Inter gjatë vitit 2020, por shkëmbimi me Marcelo Brozovic nuk u kompletua kurrë.

Exit mobile version