Në vazhdën e vizitave të shkollave të mesme, ekipi nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot prezantoi ofertën studimore pranë maturantëve të shkollës së mesme të mjekësisë pranë Qytetit të Shkupit “Pançe Karagjozov”.
Nën koordinim të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Teknologjike Prof.Dr. Sani Demiri, ekipi i profesorëve para maturantëve elaboroi në mënyrë të detajuar programet studimore që ofron UNT, maturantët gjithashtu u njoftuan edhe me kushtet e studimit, pajisjet e çdo drejtimi me lobaratorë të veçantë në çdo drejtim si dhe për përfitimet që mund të kenë studentët potencial të UNT-së pas mbarimit të studimeve të tyre akademike.
UNT falënderon stafin e shkollës së mesme në krye me përgjegjësit e paraleleve në gjuhën shqipe, për organizimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit tonë.