Interesim i madh i qytetarëve për liturgjinë e Papës në Shkup

Të gjithë qytetarët e interesuar për të ndjekur nga afër liturgjinë e atit të shenjtë Papa Françeskut më 7 maj, në sheshin “Maqedonia” në Shkup, mund të marrin bileta falas tek Shtëpia Memoriale “Nënës Tereza”, në dalje të QTQ në drejtim të Sheshit “Maqedonia” dhe në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Marketing

Në stendat e vendosura tek Shtëpia Memoriale e Nënës Terezë, vetëm brenda 1 ore janë dhënë rreth 150 bileta falas.

“Interesimi ka qenë shumë i madh dhe mendoj që do të vazhdojë ashtu deri në fund. Vetëm brenda 1 orëve janë dhënë 150 bileta. Biletat janë falas por qytetarët me vete duhet të kenë letërnjoftimin dhe për shkaqe sigurie duhet të regjistrojmë emrin dhe mbiemrin dhe numrin amë”,- tha Ognen Kocevski.

Qytetarët e interesuar duan ta shfrytëzojnë mundësinë për të parë nga afër Papa Françeskun.

“Po e di që biletat janë falas tani sapo kam ardhur për të marrë. Ai është kreu i kishës dhe ne do të shkojmë për ta parë”,- theksoi një qytetar.

“Unë sapo kam marrë biletë, me gjithë qejf do të shkoj”,- tha një qytetar.

“Po, tash sapo mora biletën, personalisht këtë e vlerësoj shumë”,- u shpreh një qytetar.

Stendat e vendosura në lokacionet do të punojnë prej orës 9:30 deri në orën 17:00, deri më 3 maj dhe do të shërbejnë për informimin e qytetarëve për rregullat e nevojshme të sigurisë dhe rregullat organizative.

Marketing