Ballina Aktuale Interesim i madh për vaksinim, dje janë aplikuar rreth 15 mijë vaksina

Interesim i madh për vaksinim, dje janë aplikuar rreth 15 mijë vaksina

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 14.976 persona kundër Covid-19,prej të cilëve 13,976 kanë marrë dozën e parë.

Marketing

Nga MSh njoftojnë se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 160.425 vaksina, prej të cilave 24.851 janë imunizuar duke e marrë edhe dozën e dytë. Sipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore 35 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona.

Ndërkaq në platformën online janë paraqitur 318.793 persona të interesuar për vaksinim kundër koronavirusit.

Marketing
Exit mobile version