Interi arkëton pikët e plota ndaj Spezias

Interi ka fituar në shtëpi me rezultat 2 – 1 kundër Spezias.

Marketing

“Neurazurët” ishin më të mirë nga minuta e parë dhe me plotë meritë, arkëtuan pikët e plota.

Gjatë pjesës së parë pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër assesi s’ia doli të realizojë në portën kundërshtare.

Ishte Hakimi që pas asistimit të Martinezit zhbllokoi shifrat (51′).

Kurse, ylli Romelu Lukaku u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vulosur fitoren (71′).

Spezia gjeti golin në fundin e ndeshjes përmes Piccolit (90+4′).

Me këtë fitore, Interi vazhdon të ndjek kreun e tabelës duke u renditur në pozitën e dytë me 30 pikë, një më pak se lideri AC Milan, derisa Spezia qëndron në vendin e 17-të me 11 pikë të tubuara.

Marketing