Interi vazhdon kontratat me gjashtë futbollistë

Klubi zikaltër ka njoftuar për marrëveshjet e arritura me disa nga lojtarët kryesorë.

Marketing

Bëhet fjalë për disa prej titullarëve, si Marcelo Brozoviq, Joao Miranda, Antonio Candreva, Henrique Dalbert, Roberto Gagliardini dhe Matias Vecino.

Ky është një lajm mjaft i rëndësishëm për klubin zikaltër, që tashmë mund të përqendrohet në rinovimin me dy prej yjeve të skuadrës, qendërmbrojtësin sllovak Milan Skriniar dhe kapitenin, Mauro Icardi.

Më poshtë janë detajet e kontratave të reja të gjashtë futbollistëve të cilët rinovuan me Interin:

Marcelo Brozoviq – 30 Qershor 2022

Antonio Candreva – 30 Qershor 2021

Joao Miranda – 30 Qershor 2020

Henrique Dalbert – 30 Qershor 2023

Roberto Gagliardini – 30 Qershor 2023

Matias Vecino – 30 Qershor 2022

Marketing