Interpol zbulon bunkerin ku pedofili mbante 7-vjeçarin, forcat speciale ruse shpëtojnë djaloshin prej pengmarrësit

Së fundmi janë publikuar disa pamje të një bodrumi, ku një pedofil mbante një djalë 7 vjeç.

Marketing

Fëmija ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin që u rrëmbye nga 26 vjeçari Dmitry Kopylov. Raportohet se 26-vjeçari ka abuzuar seksualisht me viktimën.

Për fat të mirë, djali u shpëtua dhe u bashkua me prindërit e tij pas një këmbimi informacioni mes Interpol, strukturave të inteligjencës në Perëndim dhe Rusisë.

Forcat speciale ruse u detyruan të thyenin një derë çeliku për të hyrë në vendin e fshehtë.

Kur oficerët hynë, djali ishte lumturuar shumë, por më vonë nisi të qante.

Kopylov ishte zbuluar nga autoritete perëndimore kur mburrej për pengmarrjen e djalit, në forume të ‘rrjeteve të errëta’ në internet.

Në pamje tregohet bodrumi i ulët me mure të zhveshur nga fëmija ishte burgosur.

Bunkeri i nëndheshëm i izoluar nga zëri, kishte një krevat në stil burgu dhe një ngohëse. Ai ishte i fshehur nën shtëpinë e Kopylov në Makarikha, në rajonin Vladimir rreth 185 milje larg Moskës.

Kur policët e armatosur bastisën ndërtesën, i dyshuari ishte i ulur në divan me djalin.

Në pamje tregohet Kopylov i kapur nga oficerët e forcave speciale.

Mediat lokale thonin se i dyshuari i kishte bërë “lavazh truri” të voglit.

Kur policët bastisën vendin dhe një prej tyre e mbante djalin në krahë, ai i kritikoi që thyen dritaren.

Kur u pyet nëse dëshironte të kthehej këtu më vonë, i vogli tha: “Nëse dëshironi të kthehem, do të kthehem. Por është më mirë të mos e bëj”.

Një kërkim i gjerë me mijëra policë e ushtarë u krye për gjetjne e djalit. Kishte frika të shumta se mudn të ishte vrarë, por prindërit e tij shpresonin gjithmonë për më të mirën.

Alexey Kazannikov, gazetari i TV Zvezda, e krahasonte skenën me librin e 1963 “Koleksionisti” nga autori britanik John Fowles, ku një i ri psikotik merr peng një studente arti.

Kolonelja e forcave speciale Irina Volk, tha se informacionet mbi djalin kishin ardhur nga “kolegët e huaj mes kanaleve të Interpol”, raporton Daily Maily.