Investimet në teknologjitë e pastra dhe lufta kundër krimit mjedisor në Dellçevë

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, zhvilloi një takim pune me kryetarin e komunës së Dellçevës Goran Trajkovski.
Në takim u diskutuan disa tema lidhur me përparimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Marketing

Ndër të tjera, u diskutua rreth nevojës për të zhvilluar një fushatë ndërgjegjësimi publik lidhur me sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave që do të krijohet me projektin e MMJPH-së dhe BE-së i projektuar në kuadër të programit IPA.

Në fushën e furnizimit me ujë, u theksua rëndësia e zëvendësimit të tubave të asbestit në komunë dhe nevoja që shteti të angazhohet në trajtimin e mbeturinave të asbestit.

Gjithashtu, kryetari i komunës njoftoi për ngordhjen e fundit të peshqve në lumin Bregallnicë si dhe zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese. Megjithëse rezultatet e ekzaminimeve të mostrave nuk janë ende të gatshme, pritet që të përcaktohet shkaku dhe fajtori i krimit të sanksionohet.

Takimi u mbajt në prag të forumit të biznesit në Dellçevë.

Forumi i biznesit organizohet në kuadër të fushatës “Le të mbështesim historinë e Dellçevës” në mënyrë që të prezentohen mundësitë për zhvillim dhe investime të ofruara nga Dellçeva si dhe perspektivat për zhvillimin e komunës.

Në këtë Forum gjithashtu u dëgjuan propozimet nga sektori i biznesit, me të cilat mund të realizohen projektet e filluara dhe të krijohen të reja.

Marketing