Iran/Ekzekutimi i dytë për protestat anti-qeveritare, varet në publik 23-vjeçari

Irani thotë se ka kryer një ekzekutim të dytë të lidhur me protestat antiqeveritare që kanë përfshirë vendin.

Marketing

Sipas BBC, Majidreza Rahnavard, 23-vjeç u var “në publik” herët të hënën në qytetin e Mashhadit.

Një gjykatë e dënoi atë për akuzën e “armiqësisë kundër Zotit” pasi zbuloi se ai kishte goditur me thikë për vdekje dy anëtarë të Forcës së Rezistencës paraushtarake Basij më 17 nëntor të këtij viti.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se protestuesit po dënohen me vdekje pas gjyqeve të pavërteta pa proces të rregullt.

“Rahnavard u dënua me vdekje në bazë të rrëfimeve të detyruara, pas një procesi jashtëzakonisht të padrejtë dhe një gjyqi spektakolar. Ky krim duhet të përballet me pasoja të rënda për Republikën Islamike,” shkroi në Twitter Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i të Drejtave të Njeriut në Iran me qendër në Norvegji.

“Mijëra protestues të arrestuar dhe shumë dënime me vdekje të lëshuara tashmë. Ekziston një rrezik serioz i ekzekutimit masiv të protestuesve,” shtoi ai.

Ekzekutimi i parë u bë të enjten e kaluar.

Marketing