Ballina Showbiz Irkenc Hyka dhe Yllka Kuqi sjellin “Ma do zemra”

Irkenc Hyka dhe Yllka Kuqi sjellin “Ma do zemra”

Këngëtarët Irkenc Hyka dhe Yllka Kuqi kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

Marketing

“Ma do zemra” titullohet kjo këngë, e cila është ritmike e zhanrit pop folk.

Muzika është kompozuar nga vet Irkenc Hyka në studion e tij, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Saia.

Këngës i është bashkangjitur edhe klipi, në të cilin Yllka vjen me një paraqitja mjaft atraktive gjatë interpretimit.

Xhirimet e klipit janë kryer në Kosovë, nga produksioni vendor Imagine Films.

Si Yllka ashtu edhe Irkenci janë të njohur për kultivimin e këtij zhanri, së cilit i përket edhe bashkëpunimi i tyre i fundit.

Marketing
Exit mobile version