Irkenc Hyka ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “A kishe zemër”.
Fillimisht u mendua se kënga do të jetë në bashkëpunim me këngëtare, Zaimina Vasjari me të cilën shihen në foto, mirëpo nuk doli të ishte kështu.
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria është pjesë e vidoeklipit, por si aktore dhe atë e shohim më ndryshe se sa që jemi mësuar ta shohim.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vet Irkenci, ndërsa mix/masterin u realizuar nga JoJo, teksa klipi nga UniMusic.