Isa Mustafa ka njoftuar se është testuar pozitiv me koronavirus.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se është testuar pozitiv për COVID-19.
Ai ka konfirmuar lajmin me një postim në Facebook.
“Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, shkroi Mustafa.