Ish ambasadorët maqedonas: Bujar Osmani në Zvicër për ambasador ka dërguar një ish ushtar të UÇK-së

LIsh ambasadorët Zoran Dabiq dhe Risto Nikovski, të njohur në publik për qëndrime albanofobe dhe tendencioze kundër kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore kësaj here kanë drejtuar gishtin ka kryediplomati i vendit Bujar Osmanit, me akuza se ka dërguar ambasador ish pjesëtar të UCK-së dhe kuadër të BDI-së.

Marketing

Në pyetjen gazetareske se si është e mundur që Rexhep Demirin, ish ushtar i UCK-së, është ambasador në Zvicërr, ish ambasadori Nikovski me përgjigje.

“Përzgjedhja e ambasadorëve ka kohë që po bëhet ndërmjet partive, me çka është delegjitimuar shteti, dhe kjo tash kur BDI-ja ka pushtetin e plotë në shtet, është normale që anëtarët e saj, simpatizantët e saj të dërgohen si ambasadorë nëpër botë”.

Fakti që shumë shqiptarë janë avancuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sipas ish ambasadorit dhe sindikalistit Dabiq, nuk janë meritore dhe se kriteret partiake janë vendimtare.

Nga ana tjetër, Bujar Osmani në paraqitjet e fundit televizive ka deklaruar se me avancimin e shqiptarëve në pozita të rëndësishme shtetërore po thyet akulli, maja e ajsbergut, që është bërë vite me radhë, dhe se kjo çështje po ju pengon atyre që përgjatë këtyre viteve kanë krijuar monopol etnik. Sipas Bujar Osmani, me avancimin e pozitës së shqiptarëve, tanimë edhe me kryeministrin shqiptar po arrihet barazia në vend.