Ish-banorja e BBV në lidhje me Noizyn?

Ndoshta nuk e keni ditur, por dikur ishin miq shumë të mirë.

Marketing

Vite më parë Sheila dhe Noizy sollën bashkëpunimin e tyre të parë muzikor “Boll më me pytje”.

Dy këngëtarët asokohe nuk ngurronin ta tregonin në rrjetet sociale dashurinë e madhe që kishin për njëri tjetrin. Mirëpo më vonë u pa se dyahja nuk shfaqeshin mënën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe menjëherë u aludua për një krisje mes miqëisë së tyre.

Disa kohë më parë Sheila realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit ku e pyetën këngëtaren në lidhje me raportin që ajo ruan me Noziyn dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, e pyeti ndjekësi ndërsa këngëtarja u përgjgj: “Më shumë se miq”.

Këngëtarja do të jetë pjesë e festivalit ‘Kënga Magjike’ dhe Noizy e ka uruar publikisht këngëtaren duke postuar e në InstaStory ku shkruan: “Të uroj fitore Shei”.

Kujtojmë se kur ishte pjesë e “Big Brother”, këngëtarja pranoi të fliste për historinë e dashurisë që mori fund vite më parë.

Gjatë një bisede me Monikën, Sheila është shprehur ndër të tjera se një prej arsyeve të ndarjes nga ish–i dashuri ka qenë ndjekja e karrierës. Pra, ish-i dashuri është ndjerë xheloz për arsye se Sheila ka zgjedhur të mos braktisë rrugën e muzikës.

“Një nga gjërat që ka sjellë ndarjen ka qenë edhe ndjekja e karrierës sime”, është shprehur Sheila. Këngëtarja nuk ka përmendur emrin e ish-të dashurit, por menjëherë u aludua se bëhet fjalë për reperin Noizy.