Ish-diplomatë dhe aktualë të BE-së dhe të NATO-s: RMV në dy vitet e fundit, eksportues i stabilitetit dhe demokracisë

Me sesionin e sotëm të fundit të “Dialogut të Ohrit” në të cilin morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe këshilltari për politikë të jashtme të kryeministrit Zoran Zaev, Dane Taleski, përfundoi takimi i sivjetëm i anëtarëve të Qeverisë, përfaqësues të Këshillit atlantik dhe ish-diplomatë dhe aktualë të BE-së dhe të NATO-s, të cilët përmes dialogut strategjik kanë punuar në avancimin e zgjidhjeve progresive dhe avancuese për sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut dhe rajoni.

Marketing

Një pjesë e temave të cilat u analizuan ishin edhe kontributet, por edhe përfitimet e Maqedonisë së Veriut, që duhet të priten në muajt e fundit para se të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s, por edhe në periudhën e cila vijon.

Folësit u pajtuan se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit u bë eksportuese e stabilitetit dhe demokracisë. Reformat e sigurisë të cilat janë ndërmarrë, si dhe puna e vazhdeshme e avancimit të institucioneve në sistem duhet të jetë përpjekje e vazhdueshme.

“Dialogu i Ohrit” është në organizim të Grupit të Ohrit, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe këshillit atlantik. .

Marketing