Këshilli Gjyqësor njëzëri sot ka vendosur që Mirjana Lazarova Trajkovska të jetë gjykatëse në Gjykatën Supreme.
Ish gjykatëses së Strasburgut nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut iu dha mundësia që të konkurrojë për gjykatëse në gjykatën Supreme, pas ndryshimeve në ligjin për gjyqësi.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor njëzëri me 12 vota mbështetën Lazarova-Trajkovskën.
Gjithashtu, njëzëri, me 12 vota për gjykatëse në gjykatën supreme është zgjedhur edhe Safet Kadri.