Ish gjykatësja e Strasbugrut emërohet gjykatëse në Gjykatën Supreme

Këshilli Gjyqësor njëzëri sot ka vendosur që Mirjana Lazarova Trajkovska të jetë gjykatëse në Gjykatën Supreme.

Marketing

Ish gjykatëses së Strasburgut nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut iu dha mundësia që të konkurrojë për gjykatëse në gjykatën Supreme, pas ndryshimeve në ligjin për gjyqësi.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor njëzëri me 12 vota mbështetën Lazarova-Trajkovskën.

Gjithashtu, njëzëri, me 12 vota për gjykatëse në gjykatën supreme është zgjedhur edhe Safet Kadri.

Marketing