Ish-gruaja e kryeministrit arab arratiset me miliona funte

 

Sheiku Mohammed bin Rashid Maktoum është përfshirë në një situatë të pazakontë.

Marketing

Bashkëshortja e tij, Princesha Haya Al Hussein është arratisur në Londër me 31 milionë funte pas ndarjes nga ai.

Sheiku 69-vjeçar Mohammed, i cili është njëkohësisht kryeministër dhe zv/President i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka paditur bashkëshorten për tradhti dhe ka thënë se ajo po kërkon azil në Gjermani.

Dyshohet se princesha 45-vjeçare është ndihmuar nga një diplomat gjerman për të përmbushur planin e saj të arratisjes dhe kjo ka sjellë një krizë të fortë diplomatike.

Haya është gjysmë motra e mbretit të Jordanisë. Ajo ka marrë me vete dhe djalin e tyre 7-vjeçar Zayed dhe vajzën 11-vjeçare Al Jalila.

Tre muaj më parë një skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe me princeshën Latifa bint Mohammed al Maktoum, njëra nga tre vajzat e sheikut, e cila tentoi të arratisej për në SHBA, por u ndalua në bregdetin e Indisë.