Ballina Showbiz Ish-konkurrenti i “Përputhen” pjesë e klipit të ri të Noizyt

Ish-konkurrenti i “Përputhen” pjesë e klipit të ri të Noizyt

Noizy mori në klip ish-konkurrentin e “Përputhen”, që e ka edhe familjar.

Marketing

Reperi Noizy sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Ti Ti”, të cilin e shoqëroi edhe me klip.

Në videoklipin e ri të Noizyt në bashkëpunim me këngëtarin Elgit Doda, fansave u bie në sy një detaj.

Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e ish-konkurrentit të “Përputhen”, Geljan Rajku, i cili është edhe familjar i Noizyt.

Geljani u shfaq i afërt në disa skena me modelen që Noizy dhe Elgiti e kishin përzgjedhur për videoklip.

Noizy përmes rrjeteve sociale ka thënë se njëra ndër këngët e tij të preferuara të albumit të ri është pikërisht “Ti Ti”.

Marketing
Exit mobile version