Ish-kryeministri britanik, me kamion drejt Polonisë

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka marrë kamionin dhe po udhëton drejt Polonisë me donacione për Kryqin e Kuq britanik, për Ukrainën.

Marketing

Donacionet, që sipas BBC përfshijnë veshje, pelena dhe medikamente të ndihmës së parë, janë pjesë e projektit ushqimor për komunitetin, Chippy Larder, në të cilin ish-kryeministri është vullnetar prej dy vitesh.

Cameron vlerësoi “bujarinë e komunitetit në perëndim të Oxfordshire dhe të popullit britanik në përgjithësi” si “jashtëzakonisht fenomenale, duke ndihmuar fqinjët në kohë nevoje”.

Më herët, ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar mirëpriti të gjithë mbështetjen e ofruar nga populli britanik, por tha se “paratë do të gjenin vend më mirë” sesa sendet e mëdha.

“Mesazhi është i thjeshtë: nëse mundeni, jepni disa paund në vend që të sillni sende në një qese“, tha ai.