Ish kryeministri Buçkovski: Është shumë racionale që të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare bashkë me ato presidenciale

Ish kryeministri Vlado Buçkovski në debatin e mbrëmshëm në 360 Shkallë në Alsat-M ka folur mbi zhvillimet e fundit politike në skenën e Maqedonisë në këto muajt e kaluar pas fillimit të ndryshimeve kushtetuese.

Marketing

“Zgjedhjet presidenciale prap do vënë në lëvizje Zaevin dhe kreun e LSDM që ndonjë prej tyre ose dikush që nuk e shohim, reziku është nëse eventualisht nuk do ketë sukses, të ketë zgjedhje parlamentare, kur tashmë janë shumë afër racionalisht sipas meje është që të ketë zgjedhje të parakohëshme ashtu siç e kërkoi edhe Hristijan Mickoski. Tubimin që e bënë në maj-qershor ishte që bashkë me presidencialet të ketë edhe parlamentare nëse ka qeveri si të Përzhinos, ka kohë dhe mund të bëhet e gjitha”, theksoi kështu Buçkovski.

Duke shtuar se sikur të ishte në vend të Zaevit sipas tij a duhej të ishin bashkë të dy palë zgjedhjet?

“Të shohim atë se Zaev është ekonomist, këto dy vite të mandatit kaluan, ishte i preokupuar me zgjidhjen e problemit të emrit, me rregullimin e raporteve ndërkombëtare të Maqedonisë, sigurisht që një pjesë e ekonomisë ka rëndësi të madhe tek reformat sipas rejtingut që ka LSDM për momentin”, ka vlerësuar mes tjerave ish kryeministri.