Ish-lojtari i Romës e tepron, kundërshtari përfundon me 5 të qepura (Video)

Leandro Kastan, ish-lojtari i Romës, së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kjo jo për shkak të ndonjë goli, por për shkak të një goditjeje të fortë të bërë ndaj kundërshtarit të tij.

Marketing

34-vjeçari, i cili aktivizohet për skuadrën e Vasko de Gama në Brazilin, në minutën e 80’ bën një ndërhyrje të frikshme, teksa godet me takë në fytyrë portierin kundërshtar.

Fillimisht arbitri e quajti të rregullt golin e shënuar në të njëjtin aksion, por pas konsultimit me VAR, e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin.

Mësohet se portieri Duglas Fredriç pas goditjes së marrë u transportua në spital, ku përfundoi  me 5 të qepura në fytyrë.

Ndërkaq, nga video e mëposhtme dallohet se me sa fuqi e ka goditur Kastan në fytyrë.