Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi është ende në stacion policor pasi mbrëmë është thirrur në bisedë informative lidhur me zjarrin në lokalin e natës në Koçan, konfirmojnë për MPB-në MIA.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dje informoi se MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike deri më tani ka dyshuar për më shumë se 20 persona në lidhje me këtë ngjarje, prej të cilëve 15 janë në stacion policor.
Disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa ndodhen në spital.
Nga zjarri i ndodhur në diskotekën “Pulse” në Koçan kanë humbur jetën 59 të rinj dhe janë trajtuar mbi 140 viktima brenda dhe jashtë vendit