Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muharremi, ka konfirmuar se ish-ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ka qenë i ftuar për bisedë informative në policinë financiare javën e kaluar, shkruan Fokus.
Ai nuk ka zbardhur detaje se për cilën lëndë është ftuar ish-ministri i Financave.
“Zoran Stavrevski është ftuar në policinë financiare për bisedë për lëndë e cila ende është në procedurë para-hetimore dhe i njëjti pasi ka dhënë deklaratë para autoriteteve të policisë financiare, ka lëshuar objektin, ka deklaruar Arfat Muharremi në një intervistë për “TV24”.
Stavreski ishte i dyshuar në hetimin “Dhurata” nga PSP.