Ish ministrja Jankullovska kërkon angazhim në Gazetën e burgut

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe njëherit funksionare e lartë e VMRO-DPMNE-së, e cila tani më gjendet në repartin pranues në burgun e Idrizovës, ka shprehur dëshirë të angazhohet në gazetën e burgut.

Marketing

Drejtori i burgut të Idrizovës, Alkesandar Donev, për “Fokus”, ka thënë se Jankullovska do të vendoset në repartin e mbyllur dhe do të ketë përcjellje nga person zyrtar e cila do ta ndjek përderisa shëtitet ose punon.

Jankullovska duhet të vuaj dënim prej katër viteve me burg si e dënuar në rastin “Tanku”.

Marketing