Ballina Lajme Botë Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë me deklaratë të fortë: Biden vuan nga...

Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë me deklaratë të fortë: Biden vuan nga shëndeti mendor, kjo gjë ka për të na vrarë të gjithëve

Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë dhe kongresmeni republikan Ronnie Jackson ka bërë një deklaratë të fortë për presidentin amerikan Joe Biden.

Marketing

“Është e frikshme për vendin tonë që Biden është lideri ynë. Ai nuk e di se ku ndodhet shumicën e kohës dhe çdo ditë po na afron me një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë dhe Kinën.

Problemet e tij me shëndetin mendor do të bëjnë që njerëzit të vdesin”, shkroi Jackson në Twitter.

Ronnie Jackson ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave presidenciale të Barack Obamës dhe Donald Trump deri në vitin 2018. Në të kaluarën, ai ka kritikuar qeverinë amerikane për mos publikimin e të vërtetës për shëndetin mendor të Joe Biden.

Kujtojmë se në raportin e fundit Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti amerikan “është një 80-vjeçar i shëndetshëm dhe që mund të kryejë detyrat e tij”.

Exit mobile version