Ish-presidenti i Real Madridit: Lojtarët e zgjodhën Zidanin, në vend të Mourinhos

Lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit kërkuan që Zinedine Zidane të emërohet në pozitën e trajnerit pas shkarkimit të Santiago Solarit, e jo Jose Mourinho, pretendon ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon.
Zidane u emërua në pozitën e trajneri të Real Madridit të hënën, pas shkarkimit të Santiago Solarit. Francezi u kthye në Madrid vetëm dhjetë muaj pasi ishte larguar, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Mourinho ka qenë i lidhur me një kthim në Real Madrid që kur u largua nga klubi në vitin 2013. Kjo gjë kishte ngjallur shqetësim mes personaliteteve me më autoritet në zhveshtoren e Real Madridit.

Përkundër sukseseve në La Ligë, Kupë të Mbretit dhe Super Kupë të Spanjës gjatë tri vjetëve sa ishte trajner i Real Madridit, stili i menaxhimit të Mourinhos kishte bërë që të shkaktoheshin probleme brenda skuadrës. Ky tension bëri që të largohet edhe Iker Casillas.

Dhe Calderon, president i Real Madridit, mes viteve 2006 dhe 2009, mendon se një pjesë e skuadrës aktuale të klubit kishte kërkuar që Zidane të kthehet në pozitën e trajnerit, për shkak të qasjes së tij më të mirë drejt lojtarëve.
“Mendoj se është zgjedhja e duhur. Opsioni tjetër ishte Mourinho. Mendoj se në ditët e fundit, liderët në zhveshtore kërkuan që ky opsion i dytë të pamundësohet. Ai la shumë probleme këtu”, ka thënë Calderon.

“Ai ishte shumë kontrovers kur ishte këtu. Kishte shumë probleme dhe tifozët ishin të ndarë. Ai është trajner i mirë, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë, ai ka shumë trofe. Por, ai e ka një problem”.

“Shumë, shumë lojtarë, ndoshta liderët e zhveshtores, nuk e pëlqejnë atë. Mendoj se kjo ka luajtur rol në vendimin për kthimin e Zidanit. Ata arritën ta bëjnë këtë gjë mendoj se është në të mirën e Real Madridit”.

Marketing