Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Xhorxh Robertson nesër do të vizitojë Haraçinën

Ish ministri i mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe ish sekretari gjeneral i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Xhorxh Robertson, nesër me prezencën e tij do të nderojë Haraçinën, për të kujtuar 20 vjetorin e arritjes së marrëveshjes për paqe në vend, transmeton TetovaSot

Marketing

“Nesër me datë 14 korrik 2021, në ora 10.00 Haraçinën legjendare do ta vizitioj ish sekretari gjeneral i NATO lordi Gjorgj Robertson për të kujtuar 20 vjetorin e arritjes së marveshjes për paqe në vend dhe fitoren e luftës së shqiptarëve në Haraçinë!” thuhet në faqet e Facebook të Haraçinës.

Nga ana tjetër sot, Xhorxh Robertson mori pjesë në shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, nën organizimin e Zëvendëskryeministrit të Parë në RMV, Artan Grubi.

Ish sekretari gjeneral i NATO-s deklaroi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte dhe mbetet një lëvizje dhe një vendim inteligjent në historinë më të re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot këtu në Shkup, kur kujtojmë 13 gushtin e vitit 2001, të gjithë ne duhet të jemi falënderues, por edhe më tepër se aq. Kjo marrëveshje nuk na u dha neve si providencë (ndihmë), është dashur një angazhim i fuqishëm dhe akoma duhet, nuk ishte një mbarim por ishte një fillim, një lëvizje dhe vendim inteligjent në historinë e popullit tuaj. Duhet kushtuar vëmendje sistematike mbi themelet që kanë dalë nga kjo marrëveshje, të përforcohen të njëjtat dhe sistematikisht të rifreskohen nëse suksesi i saj dëshirojmë të jetë permanent”, deklaroi Robertson.

Marketing