Ish-Sekretari Pompeo: Gjithmonë i jam trembur një konflikti në Egje

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se kishte patur gjithmonë shqetësimin e një konflikti në Egje për shkak të raporteve mes Turqisë dhe Greqisë.

Marketing

“Ti je gjithmonë i shqetësuar kur ka anije që lëvizin në zona të rrezikshme,” tha Pompeo në një intervistë per Kathimerini.

“Ndodhin aksidente dhe gjëra që asnjë nga dy kombet që janë në tension nuk mund t’i zgjidhë”, shtoi ai, duke theksuar:

“Unë kam qenë gjithmonë i shqetësuar për një incident që do të sillte një seri reagimesh”.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ai dhe Donald Trump “punuan me zell për këtë, për të siguruar që tensionet, rreziku që ekzistonte, të trajtoheshin në një mënyrë që ishte në përputhje me mënyrën në të cilën duhet të zgjidheshin mosmarrëveshjet e tilla”.

Mike Pompeo theksoi se turqit do ta kuptojnë se është shumë më mirë për ta të qëndrojnë pranë Perëndimit. “Shpresoj se ata e kuptojnë se pajtueshmëria me ligjin ndërkombëtar është shumë e rëndësishme,” tha ai./